Dixon: S’mund të injorohet se çfarë ka bërë Serbia – dëshmitë serbe të shikohen me kujdes

Në deklaratën e tij përmbyllëse, avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin, u shpreh se ZPS-ja nuk po e kryen punën e saj siç duhet.

Dixon, mes tjerash, u shpreh se duhet vlerësuar lartë angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë, njofton Dukagjini.

“ZPS-ja në vend që të ketë bërë punën e vet në mënyrë të drejtë – ZPS-ja thjesht ngre një cështje të vetëm njërës anë të konfliktit dhe nuk e bënë punën e vet sic duhet. Mendoj i nderuari gjykatës që është e rëndësishme theksohet se Kosova e ka nisur dhe e ka mbështetur këtë gjykatë ndërkombëtare. Kosova është një vendi i vogël ndërkohë që ngjarjet që mbulon kjo çështje gjyqësore kanë ndodhur 25 vite më përpara ndërkohë që procesi gjyqësor nuk është se ndiqet shumë jashtë Kosovës”.

“Megjithatë, në një peizash ndërkombëtar që përfshinë shtete që atashohen me gjykatat ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që të theksohet se Kosova ka dhënë mbështetjen e plotë. Kështu që për këtë arsye angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë duhet të përgëzohet dhe duhet të jepet roli që meriton në shtete dhe në kombe të ndryshme në botë dhe duhet të sigurohet respektimi i sundimit të ligjit”, deklaroi Dixon.

Mes tjerash, Dixon u shpreh se nuk mund të injorohet ajo se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë dhe se ata nuk kanë qenë thjesht “dele që kalonin gjatë natës”.

“Siç e ka kam theksuar edhe më herët në aspektin inelektual nuk është e ndershme dhe nuk mund të anashkalohen politikat serbe dhe dominini serb ndërkohë nëse vlerësohet se UCK-ja në thelb ka pasur të njëjtën politikë dhe të njëjtën kohë të thuash që ka shkuar në drejtim tjetër dhe për këtë arsye duhet të shihet konsteksti më i gjerë i  zhvillimeve. Ju nuk mund të injoroni atë e çfarë ka bërë Serbia sikur Serbia të ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës – ky është rast klasik i përdorimit të dy standardeve të ndryshme nga ZPS-ja”, tha ai.

Tutje, Dixon tha se në Kosovë ka pasur aparteid ngjashëm siç ka ndodhur në Afrikë veçse për dallim atje kishin kërkuar falje ndaj viktimave, ndërsa Serbia ka akuzuar persona që kanë vuajtur nën sistemin e tyre.

“Dëshmitë tregojnë se sistemi i aparteidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë – sistem ky që e ka zanafillën në Afrikën e Jugut që fatmirësisht i dha fund këtij sistemi në fillim të viteve 90 në kohë që kjo gjë po shkonte në drejtim të kundërt dhe po përshkallëzohej në Kosovë ndërkohë që autorët e veprave kërkuan pajtim në Afrikën e Veriut dhe kërkuan ndjesë për atë që kishin bërë në Kosovë arkitektët serbë dhe ekzekutuesit bën të kundërtën – ata akuzuan personat që kanë vuajtur nën atë sistem dhe kërkuan që këta që kishin vuajtur të gjykoheshin duke i paraqitur pjesëtarët e UÇK-së si rrugaçë dhe kërkonin që ky sistem i aparteidi të vlerësohet dhe gjykata duhet të shikojë me kujdes dëshmitë e dhëna nga shteti serb njësoj si është bërë në rastin e Afrikës”, u shpreh Dixon.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika