Djali i presidentit Biden deklarohet i pafajshëm për posedim të paligjshëm të armës

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u deklarua i pafajshëm të martën për posedim të jashtëligjshëm të armës.

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden. Foto: AP

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u deklarua i pafajshëm të martën për posedim të jashtëligjshëm të armës.

Prokurorët dyshojnë se Hunter Biden, 53 vjeç, gënjeu për përdorimin e drogës në formularin federal kur e bleu një revole Colt Cobra në vitin 2018.

Ai e ka pranuar se asokohe ishte përdorues i madh i kokainës, por nuk e pranoi se e ka shkelur ligjin.

Ai u paraqit në gjykatën federale në Delavere në një seancë që zgjati 25 minuta.

Biden mund të dënohet me 25 vjet burgim, nëse shpallet i fajshëm për tri akuzat federale.

Ndaj tij u ngrit aktakuzë në fund të shtatorit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan në korrik.

Biden përballet me tri akuza, të cilat kanë të bëjnë me dyshimet se ai gënjeu në formularët kur e bleu revolën në kohën sa ishte përdorues i drogës.

Sipas ligjeve federale në SHBA, është krim të gënjesh në dokumente të tilla, apo të mbash armë zjarri derisa je përdorues i drogës.

Kjo nënkupton se Hunter përballet me gjykim penal në një kohë kur babai i tij po bën fushatë për t’u rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Rivali i mundshëm republikan i Bidenit, Donald Trump, përballet me katër gjykime të ardhshme penale, në dy prej të cilave ai do të gjykohet për tentimet e tij për ta zhbërë disfatën ndaj Bidenit në zgjedhjet e 2020-ës.

Trump i ka mohuar akuzat vazhdimisht.

Djali i presidentit, i cili ka folur publikisht për përdorimin e drogës, nuk ka mbajtur kurrë pozitë në Shtëpinë e Bardhë apo në fushatën e babait të vet. /REL

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika