DnV kërkon përmbylljen urgjente të emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se ka ndjekur nga afër hapat institucionalë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, përfshirë edhe procedurën për përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas DnV-së, legjislacioni zgjedhor përcakton se pas certifikimit të rezultateve, Vjosa Osmani, në cilësinë e Presidentes së vendit, u kërkon subjekteve parlamentare nominimet për anëtarët e KQZ-së. Këto subjekte kanë një afat të caktuar për dorëzimin e propozimeve, pas së cilës presidentja bën emërimin e anëtarëve.

DnV thekson se në këtë moment, kur vendi po përballet me zhvillime që mund të çojnë drejt një procesi të ri zgjedhor dhe kur afati ligjor i 11 marsit për këtë procedurë po afrohet, përmbyllja e procesit të emërimit të përbërjes së re të KQZ-së bëhet edhe më e rëndësishme.

Sipas organizatës, legjislacioni aktual nuk parasheh më vazhdimin automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë në rast zgjedhjesh, siç ishte e rregulluar me ligjin e mëparshëm.

Për këtë arsye, DnV i bën thirrje presidentes së vendit dhe subjekteve parlamentare që të ndërmarrin dhe përmbyllin pa vonesë hapat e nevojshëm për nominimin dhe emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

“Çdo proces i mundshëm zgjedhor duhet ta gjejë Kosovën me institucione zgjedhore të konsoliduara, funksionale dhe me mandat të qartë ligjor, në mënyrë që administrimi i zgjedhjeve të mos shoqërohet me dilema për legjitimitetin e tij”, thuhet në reagimin e DnV-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Të fundit nga rubrika