Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mund të humbasë zgjedhjet lokale në qytetin e Tetovës, Çair dhe shumicën e komunave shqiptare.
“Fronti që kem përfaqësuar unë dhe zoti Ahemti në qytetin e Tetovës ka marrë 17 mijë e diçka vota jam ë sigurt që zoti Ahmeti nuk do t’i marr as gjysmën e atyre votave. Do ta humbë Tetovën, e humb Çairin, do dhe shumicën e komunave. Kjo për shkak të ndihmës që mund t’i vjen VLEN-it nga VMRO-ja, pa diskutim Nuk do ta kuptojë këtë realitet, e vërteta është se ai do t’i humb zgjedhjet, për shkak se një parti e fortë maqedone siç është VMRO ka një projekt me disa shqiptarë që i ka brenda të legjitimoj politikën e vet anti-shqiptare tërthorazi nëpërmjet zgjedhjeve lokale”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Ai shtoi se historikisht Ali Ahmeti nuk ka fituar asnjëherë Tetovën pa ndihmën e partive maqedone, ndërsa rruga që po ndjek sot VLEN-i mund të ketë kosto të lartë.
“Është shumë dhelpnak. Zoti Ahmeti asnjëherë në qytetin e Tetovës nuk e ka fitu PDSH dhe Menduh Thaçin pa ndihmën e drejtpërdrejt të partive maqedone atë që sot pe bëjnë partitë maqedone me VLEN-in kjo rrugë e gabuar ka një moment që do të paguaj kosto , kjo është kostoja që do ta paguaj”, ka deklaruar Thaçi