Dogana konfiskon 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në një autobus të linjës Serbi – Kosovë

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 80 mijë copë cigare pa banderola, të kontrabanduara nga Serbia drejt Kosovës, të cilat ishin fshehur në një autobus që qarkullonte në linjën Serbi–Kosovë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, kur njësitet Antikontrabandë të Doganës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar për kontroll dy autobusë në qytetin e Mitrovicës.

Gjatë kontrollit fillestar të njërit prej autobusëve, për shkak të kushteve të kufizuara për inspektim të plotë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme cigareve pa banderola të fshehura në sistemin e ajrosjes.

Kontrollet e detajuara më pas zbuluan edhe një “bunker” të posaçëm për fshehjen e mallrave, si dhe cigare të tjera të fshehura në tualetin e autobusit.

Sipas Doganës, këto cigare dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.
Rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika