DOKUMENT: Në 2022 KOSTT-i mori mbi 26 milionë euro kredi nga Ministria e Financave për të mbuluar devjimet në veri 

KOSTT Sh.A., operatori i sistemit të transmetimit të energjisë në Kosovës, kishte marrë një kredi prej 26.5 milionë eurosh në vitin 2022 nga Ministria e Financave për të mbuluar detyrimet financiare ndaj ENTSO-E, lidhur me devijimet në sistemin elektrik, të cilat janë kryesisht rezultat i furnizimit të veriut të Kosovës.

Edhe pse dokumentet zyrtare përmendin detyrimet për devijime në mënyrë të përgjithshme, këto devijime kanë ndodhur për shkak të menaxhimit të furnizimit me energji elektrike në rajonin e veriut.

Siç thuhet në marrëveshjen që ka siguruar Dukagjinin të nënshkruar atëbotë në mes të ministri Hekuran Murati dhe u.d të kryeshefit të KOSTT-it Kadri Kadriu kredia do të përdorej ekskluzivisht për të mbuluar pagesat e devijimeve dhe nuk do të shkojë për shpenzime të tjera operacionale.

Marrëveshja e plotë e siguruar nga Dukagjini: