(Dokument)Shkarkohet u.d. i drejtori Autoritetit të Avionit Civil, Arianit Islami dhe në vendin e tij emërohet Alban Ramabaja

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkarkuar Arianit Islamin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Avionit Civil

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë vendimi për shkarkimin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Avionit Civil, Arianit Islami, i cili ishte emëruar nga Qeveria e Kosovës më 28 gusht 2023.

Ndërsa ministri Aliu të martën e 7 nëntorit, e ka shkarkuar nga detyra, Islami ndërsa në vendin e tij është emëruar Alban Ramabaja, inspektor i Aerodromeve.

“Alban Ramabaja, Inspektor i Aerodromeve, caktohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e MMPHI’së.

Vendimi është i datës 7 nëntor 2023, dhe aty tregohet se Ramabaja do të ushtrojë detyrën e drejtorit të AAC’së për gjashtë muajt e ardhshëm, duke hyrë vendimi në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga Ministri.

“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi nr.4920/23 i datës 28/08/2023”, thotë vendimi i djeshëm i Liburn Aliut, duke ju referuar shfuqizimit të vendimit për emërimin e Islamit në pozitën që qysh dje e ka marrë Rambaja.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika