Dolly Parton shtyn koncertet në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore

Ikona e muzikës country, Dolly Parton, ka njoftuar se disa nga koncertet e saj të planifikuara në Las Vegas do të shtyhen, pasi po përballet me probleme shëndetësore që kërkojnë trajtim mjekësor. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja 79-vjeçare përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht, do të më duhet të shtyj koncertet e mia në Las Vegas. Kam disa probleme shëndetësore dhe mjekët më kanë këshilluar të kryej disa procedura”, shkroi Parton, duke theksuar me humor se nuk do të ishte në gjendje të përgatiste një performancë të denjë për publikun.

“Ju meritoni më të mirën, dhe dua të jem në formën time më të mirë kur të ngjitem në skenë”, shtoi ajo.

Koncertet, të cilat ishin parashikuar për dhjetor 2025 në The Colosseum, Caesars Palace, do të zhvendosen për në vjeshtën e vitit 2026. Ky do të ishte angazhimi i parë afatgjatë i Parton në Las Vegas pas 32 vitesh.

Organizatorët njoftuan se biletat ekzistuese do të mbeten të vlefshme për datat e reja, ndërsa do të ofrohen edhe rimbursime për ata që e kërkojnë.

Ndërkohë, në nëntor të këtij viti, Dolly Parton do të nderohet me Çmimin Humanitarian Jean Hersholt – një Oscar nderi – për kontributin e saj të vazhdueshëm në fushën e bamirësisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika