Kryetari aktual dhe kandidat për kryetar të Malishevës nga Nisma, Ekrem Kastrati, mirëpriti sot në Malishevë delegacionin e Komunës së Meyrinit nga Zvicra, të kryesuar nga kryetari Laurent Tremblet, së bashku me anëtarët e Këshillit Administrativ Xhevrie Osmani dhe Damien Baptiste Boccard.
Gjatë vizitës u organizua ceremonia e pranimit të donacionit mbi 250 mijë euro në pajisje moderne për mirëmbajtjen e ambientit.
“Faleminderit Zvicër!
Sot në Malishevë mirëpritëm delegacionin nga Komuna e Meyrinit, Zvicër, të kryesuar nga kryetari z. Laurent Tremblet, bashkë me anëtarët e Këshillit Administrativ znj. Xhevrie Osmani dhe z. Damien Baptiste Boccard, me bashkëpunëtorë.
Lajmi më i mirë pa dyshim që është ceremonia e pranimit të donacionit nga Komuna e Meyrinit, një donacion mbi 250 mijë euro në pajisje moderne për mirëmbajtjen e ambientit, një investim që do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet komunale për qytetarët tanë.
Mirënjohje e thellë për këtë akt bujarie dhe për miqësinë e ndërtuar ndër vite, në të cilën rol të veçantë ka pasur edhe mërgata jonë, me kontributin e palodhshëm të z. Agim Paçarizi dhe z. Hyzri Halimi.
Mirënjohje e përjetshme për këtë miqësi të jashtëzakonshme”, ka shkruar Kastrati.