Në një përfundim të jashtëzakonshëm të fazës së ligës në Champions League, portieri i Benficës, Anatoliy Trubin, u hodh në sulm dhe shënoi golin vendimtar që i dha fitoren 4:2 skuadrës së Jose Mourinhos ndaj Real Madridit.
Falë këtij goli, Benfica siguroi kualifikimin në play-off, një arritje e pabesueshme duke u nisur nga pozita e 24-t dhe e fundit e mundshme në tabelë.
Derisa rezultati ishte 3:2, Benfica nuk do të kalonte për shkak të goldallimit. Por në aksionin e fundit, Trubin u hodh në sulm dhe realizoi me kokë, duke vulosur fitoren dhe një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni.
Me këtë fitore, Benfica përfundon me 9 pikë dhe avancoi në play-off, duke lënë jashtë Marseille-n, e cila gjithashtu kishte 9 pikë, por me goldallim më të keq. Po ashtu nuk kanë kaluar Pafosi dhe Royale Union, të cilat gjithashtu përfunduan me nga 9 pikë.
Real Madrid përfundoi në vendin e 9-t dhe do të luajë në play-off.
Për Benficën, golat tjerë i realizuan Andreas Schjelderup (dy herë) dhe Vangelis Pavlidis, ndërsa për Madridin shënoi Kylian Mbappe (dy gola).
Një përfundim i paharrueshëm që do të mbahet mend gjatë nga Champions League.