Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së: Përfundon e qetë potesta në Hagë

Mijëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Evropa dhe Amerika morën pjesë të dielën në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Pas përfundimit paqësor të tubimit, pjesëmarrësit u vendosën para objektit të Gjykatës dhe Dhomave të Specializuara, duke brohoritur “UÇK – NATO”.

Policia holandeze kishte vendosur kordone dhe një perimetër sigurie rreth zonës, duke bllokuar një drejtim të rrugës pranë objektit.

Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë, ndërsa pjesëmarrësit po kthehen në shtëpitë e tyre me autobusë dhe vetura.

Protesta u mbajt në një park afër objektit të Gjykatës Speciales.

Shqiptarët në Hagë: Drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika