Drejtësia e barabartë për gratë është përgjegjësi konkrete e shtetit, thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se drejtësia e barabartë nuk duhet të mbetet një parim abstrakt, por një përgjegjësi konkrete e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai i bëri këto komente gjatë shënimit të Dita Ndërkombëtare e Gruas – 8 Marsit, në një aktivitet të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me temën globale të këtij viti “Të Drejta, Drejtësi, Veprim”.

Sipas Kurtit, drejtësia e barabartë nënkupton zbatim të plotë të të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj në çdo institucion të vendit, nga gjykatat dhe policia deri te vendet e punës dhe komunat.

“Në ditën ndërkombëtare të gruas flasim për drejtësi të barabartë, jo si një parim abstrakt, por si një përgjegjësi e Republikës së Kosovës. Drejtësia e barabartë në Kosovë do të thotë që të drejtat e garantuara nga kushtetuta dhe ligji të zbatohen plotësisht në çdo gjykatë, në çdo vend pune, në çdo komunë dhe në çdo stacion policie. Do të thotë që dhuna në familje dhe diskriminimi nuk tolerohen, justifikohen ose fshihen, por ndiqen penalisht dhe parandalohen. Do të thotë që çdo vajzë dhe grua në Kosovë ka qasje të barabartë në arsim dhe mundësi cilësore për jetë dhe karrierë. Drejtësia e barabartë do të thotë që gratë nuk janë vetëm votuese, por edhe vendimmarrëse. Do të thotë përfaqësim i barabartë në politikë, lidership, në institucione publike dhe pjesëmarrje kuptimplote në formësimin e së ardhmes së vendit tonë. Sepse një demokraci nuk mund të jetë e fortë nëse gjysma e popullsisë së saj është e nënpërfaqësuar”, tha ai.

Kryeministri theksoi gjithashtu nevojën për paga të barabarta për punë të barabartë, qasje të dinjitetshme në shërbime shëndetësore dhe institucione drejtësie të lira nga paragjykimet dhe ndikimet e jashtme.

“Do të thotë tolerancë zero për dhunën me bazë gjinore, jo vetëm deklarata, por urdhra mbrojtje, të drejta të zbatuara. Autorët e dhunës mbahen përgjegjës, të mbijetuarat mbështeten me ndihmë ligjore të qasshme dhe strehimore me mundësi ekonomike. Do të thotë ligje pune që garantojnë pagë të barabartë për punë të barabartë, kujdes shëndetësor që respekton dinjitetin e grave dhe ligji për familjen që mbron barazinë, si dhe institucione drejtësie të lira nga paragjykimi dhe nga ndikimi. Drejtësia e barabartë nuk është vetëm një çështje e grave, është një masë e demokracisë sonë, rrugës sonë evropiane dhe e të ardhmes sonë.

Pra do të thotë që të drejtat e shkruara në letër duhet të zbatohen në praktikë. Gjatë mandatit tonë fuqizimi i grave dhe i vajzave ka qenë prioritet konkret, me politika, buxhet dhe me rezultate të matshme”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika