Drejtoresha e SHISH-it vizitë zyrtare në SHBA

Midis datave 15-17 maj 2025, Vlora Hyseni, Drejtoresh e Shërbimit Informativ të Shtetit, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC, ku është takuar me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik.

Drejtoresha e SHISH takohet me Tulsi Gabbard

Hyseni në takim me Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kanë diskutuar çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të të dy vendeve, shkruan A2 CNN përcjell Dukagjini.

Thuhet se në takim janë shkëmbyer vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon. 

Hyseni në takim me John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA(CIA), thuhet se ka diskutuar një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta.

Gjithashtu bëhet e ditur se kanë shkëmbyer vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare dhe mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika