Drejtori i policisë pret të gjendet zgjidhje për kërkesat e njësive elitare në takim me Kurtin

“Pres të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me kryeministrin, Albin Kurti, për kërkesat e njësive elitare. Dorëheqje ka pasur edhe më herët, nuk po ndodhin vetëm tani. Situata në veriun e Kosovës është e brishtë kur e dimë se ekzistojnë ende grupe kriminale në atë pjesë, por Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj”, ka thënë Hoxha

FOTO:EO

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se pret që në takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të Policisë me kreun e Qeverisë, Albin Kurti, të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Në një adresim para gazetarëve, i pari i policisë shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.

“Pres të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me kryeministrin, Albin Kurti, për kërkesat e Njësive elitare. Dorëheqje ka pasur edhe më herët nuk po ndodhin vetëm tani. Situata në veriun e Kosovës është e brishtë kur e dimë se ekzistojnë ende grupe kriminale në atë pjesë, por Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj”, ka thënë Hoxha.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë.

Kjo, ngase Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.

Ata kërkuan që “të mos përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika