Dreshaj: E papranueshme biseda e Kusarit me Radojçiqin

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se çdo komunikim i Qeverisë me një person të shpallur të padëshiruar nga ShBA-ja, është shkelje ligjore

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur të papranueshme bisedën e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari, me kriminelin serb, Millan Radojçiq.

Në emisionin “Five” në TV Dukagjini, Dreshaj ka thënë se çdo komunikim i Qeverisë me një person të shpallur të padëshiruar nga ShBA-ja, është shkelje ligjore.

“Çdo komunikim me një njeri që ka influencë në kohën kur nuk është i përndjekur ndërkombëtarisht e ka kuptimin e vet.. çdo komunikim me të pasi ShBA-të e kanë shpallur person të padëshiruar nga ana e Qeverisë sonë është një guxim, shkelje ligjore dhe personat që e kanë bërë një dukuri të tillë duhet të mbajnë një përgjegjësi publike dhe politike. Nëse është montazh, duhet dikush tjetër të japë përgjegjësi, por nëse është faktike, nëse dëshmohet që është e vërtetë, në kohën aktuale… atëherë mendoj që vërtet duhet të kërkohet një përgjegjësi legale nga ana e Mimoza Kusarit. Përderisa Lista Serbe nuk është në kuvend dhe nuk merr pjesë në votim, çdo komunikim me të është i paarsyeshëm. Ndikimi i tij u pa në veri kur as në referendum, as në votim të kryetarëve, as në pjesëmarrje në Kuvend, ne nuk e kemi pjesë Listën Serbe… Sot Radojçiq është person pa influencë dhe çuditërisht i kontaktuar, por unë rezervoj të drejtën e prononcimit për shkak se nuk e di kohën kur është bërë ky incizim”, ka thënë ai.

Dreshaj ka theksuar se AAK-ja e ka shprehur qartazi qëndrimin lidhur me nevojën që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje dhe të zgjidhet një kryesi e re.

“Arsyeja sepse qeverisja aktuale ka bërë dëm vendor dhe ndërkombëtar. Rruga si duhet të shkojë në zgjedhje ka qenë e ndryshme në raport me partitë e tjera. Ne si AAK kemi menduar që kjo qeverisje për të bërat e këqija me miqtë tanë ndërkombëtarë duhet të japë llogari. Kjo qeveri është emëruar nga ana e Kuvendit dhe kjo qeverisje është dashur t’ia kthejë mandatin Kuvendit për keqqeverisje ose mosqeverisje. Aktualisht nuk kemi krizë parlamentare, kemi krizë qeveritare”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika