Dreshaj: Policia nuk duhet të tërhiqet komplet nga veriu

Shemsedin Dreshaj, AAK

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Policia e Kosovës nuk duhet të tërhiqet komplet nga veriu i vendit. Sipas tij, tërheqja do duhej bërë nga ndërtesat komunale.

“Policia nuk guxon të tërhiqet komplet nga veriu, ndërsa policia mund të tërhiqet nga ndërtesat komunale të cilat janë të rrezikuara. Policia duhet të mbetet, nuk jam që të mbetet e gjithë njësia speciale, por rendi dhe ligji duhet të mbahen nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se në veri duhet të krijohen sa më parë kushtet për zgjedhje të reja.

“Duhet së pari të krijohen kushtet për zgjedhje të reje, të fillon jeta normale, edhe ata njerëz duhet të kenë jetë normale, nuk është jetë normale të dalin çdo ditë në protesta”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika