Dreshaj: Qeveria në ardhje të ketë prioritet ekonominë, 2025-ta ishte vit i rëndë për bizneset

Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës vlerëson si lajm të mirë rezultatin e zgjedhjeve dhe mundësinë e krijimit të Qeverisë së re.

Dreshaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se uron që Qeveria në ardhje të ketë prioritet ekonominë.

“Tani kemi një parti që i ka numrat dhe mundësitë për të formuar Qeverinë dhe ky është një lajm i mirë pasi Kosova ishte e bllokuar për gati 1 vit dhe kemi pasur bllokada jo vetëm në aspektin politik por edhe në atë ekonomik e buxhetor. Këto bllokada kanë kushtuar shumë dhe në fund faturën e kanë paguar qytetarët e Kosovës pasi në mungesë të vendimmarrjes dhe strategjisë zhvillimore politik dhe ky rezultat është jashtëzakonisht i rëndë në aspektin e të bërit biznes”, u shpreh Dreshaj.

Dreshaj, mes tjerash, u shpreh se duhet të bëhen disa reforma sa i përket ekonomisë në vend.

“Kemi pasur edhe bllokimin e buxhetit dhe kjo ka bërë bllokim zinxhiror të ekonomisë – dua të besoj që qeveria e re ka krijuar një mënyrë pune dhe ta ketë të qartë se me qeverinë e re duhet ta ketë strategji kryesore fushën e ekonomisë sepse duke mos e pasur prioritet kemi pasur stagnim në fusha të ndryshme dhe duhet të ketë më shumë mbështetje. Kemi politikat fiskale që s’kanë pasur reforma nga 2015-ta dhe si pasojë e kësaj kemi pasur inflacion krahasuar me shtete tjera është rreth 6% rritje e çmimeve”, u shpreh Dreshaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika