Dua Lipa interviston Penelope Cruz-in, kjo e fundit rikthehet në ballinën e revistës “V” pas 13 vjetësh

Ylli i muzikës me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka intervistuar aktoren e njohur të Hollywood-it, Penelope Cruz, e cila pas 13 vjetësh është rikthyer në ballinën e revistës prestigjioze “V”

Penelope-Cruz-Dua-Lipa

Ylli i muzikës me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka intervistuar aktoren e njohur të Hollywood-it, Penelope Cruz, e cila pas 13 vjetësh është rikthyer në ballinën e revistës prestigjioze “V”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lipa nëpërmjet një postimi në Instagram, përmes të cilit ka treguar se ka intervistuar shoqen e saj, me të cilën vjet ka qenë bashkënikoqire në “Met Gala”, gala-mbrëmjen e përvitshme në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Në këtë intervistë, Cruz ka treguar rreth projektit të ri filmik, të titulluar “Ferrari” si dhe bashkëpunimin me regjisorin e mirënjohur spanjoll – i cili është shok i Duas po ashtu – Pedro Almodovar. Për Almodovarin, Cruz ka thënë se kanë punuar bashkë në shumë filma dhe i ka ndihmuar shumë.

Përgjatë intervistës, Cruz ka treguar se është e dedikuar të hedhë dritë mbi personalitetet që i portretizon nëpër filmat që luan.

“Kam pasur mundësi të shëroj shumë trauma përmes punës që bëj. Nuk është se dua ta përdor si ndonjë lloj terapie, por ndodh natyrshëm. Në njëfarë mënyrë ndiej se aktrimi më ndihmon shumë”, ka thënë Cruz.

Më pas ylli ka treguar se si kur ka qenë e vogël ka dëgjuar kompozitorët e muzikës klasike si Beethoven e Tchaikovsky. Këto vepra muzikore ka vlerësuar se e kanë ndihmuar shumë të përgatitet për skenat që duhej t’i interpretonte në punë. Ndërkohë Lipa e ka pyetur aktoren se a ka qenë ndonjë artist specifik apo këngë që e ka ndihmuar ta luajë rolin e “Laurës” në filmin e ri “Ferrari”.

“Për ‘Laurën’, ka pasur shumë vepra për shkak të lidhjes që ka pasur pikërisht me operën. ‘Laura’ është në depresion për shkak se e dëgjonte operën nga dritaret, dhe e dinte se Enzo (personazhi tjetër i filmit) është atje me ndonjë tjetër grua”, ka shpjeguar Cruz.

49-vjeçarja, e cila njihet si fytyra që reklamon parfumin “La nuit Tresor Le Parfum” e markës së njohur Lancome, në numrin e ri të revistës amerikane “V” shfaqet me stil të sofistikuar duke u veshur tërësisht me ngjyrë të zezë.

Ajo u fotografua nga mjeshtri i fotografisë Jack Bridgland me veshjet që u punuan nga marka e mirënjohur botërore, “Chanel”, dhe u stiluan nga Gro Curtis. Dukja e saj u realizua nga grimerja Mary Phillips dhe floktari Pablo Iglesias.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika