Duda Balje përgjigjet pas publikimit të audioincizimit: Nëse kam bërë diçka kundër Kosovës, do të marr përgjegjësi vetë

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të publikuar nga RTK ku dëgjohet zëri i saj, duke e cilësuar atë si një material të vjetër dhe të keqinterpretuar.

Ajo ka konfirmuar se zëri në incizim është i saj, por thekson se “incizimi është shumë i vjetër, ndoshta më shumë se 5 vjet” dhe se “është komplet jashtë kontekstit”.

Balje ka sqaruar se biseda në fjalë lidhet me kohën kur ka ekzistuar grupi parlamentar 6+, duke theksuar se “në momentin kur ka ndodhur incizimi, Lista Serbe ka qenë aktive edhe në Kuvend edhe në Qeveri”.

Ajo ka mohuar çdo përfshirje në bisedat që dëgjohen në material.

“Unë nuk jam involvuar aspak në bisedë. Zërin tim në këtë incizim e dëgjova vetëm në fillim dhe kam folur për grupin parlamentar 6+”, ka thënë ajo.

Deputetja ka sqaruar se dy personat që flasin në audio janë Fatmir Sheholli dhe Amir Rrustemoviq, ndërsa vetë ajo “nuk ka asnjë lidhje me ta dhe nuk ka qenë pjesë e tematikës së bisedës”.

Ajo ka shtuar se “incizimi është aktivizuar tani pa e ditur pse dhe nga kush” dhe e ka cilësuar si një përpjekje për ta komprometuar politikisht.

“Mund të definoj se vërtet dikush po do të më komprometojë mua deri në fund, karrierën dhe familjen time”, ka thënë ajo.

Balje ka theksuar se gjatë gjithë karrierës së saj politike ka qenë e përkushtuar ndaj Kosovës dhe integritetit të saj institucional.

“Nëse unë në karrierën time njëherë kam punuar kundër Kosovës ose diçka më të vogël, unë personalisht do të marr përgjegjësi. Por e di që në karrierën time kurrë nuk e kam bërë këtë, asnjëherë”, është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se ky është “sulmi i dytë në emrin e saj”, duke e lidhur këtë me qëndrimet e saj politike të fundit:

“Krejt kjo ka filluar prej momentit kur unë nuk i kam dhënë përkrahje Vetëvendosjes… dhe vërtet po duket që dikush po dëshiron të më dëmtojë politikisht”, ka thënë Balje.

Në fund, Duda Balje është shprehur e vendosur se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se do të përballet me çdo akuzë me transparencë.

““Nëse një herë kam bërë diçka kundër këtij shteti ku jetoj me familjen time, për spiunazh apo diçka tjetër, unë kam me marrë përgjegjësi direkte”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika