“Duhet ta sqarosh sulmin ndaj KFOR-it”, e dyshuara për spiunazh i shkruante “Mamit” për sulmet në veri

Piloti i Forcave Ajrore Kroate, J.I. (54), dhe partnerja e tij A.M. (46), serbe nga Mitrovica, janë në paraburgim në Kroaci nën dyshimet për spiunazh për Serbinë. Çifti dyshohet se ka shkëmbyer informacion sekret mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Mesazhet e gjetura në telefonat e tyre përfshijnë komunikime lidhur me incidentin në Zubin Potok më 25 shtator 2022, kur anëtarët e KFOR-it u sulmuan.

A.M. kishte shkruar tek Vladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami” dhe lider i “Brigadës së Veriut”, organizatë e shpallur terroriste në Kosovë, duke kërkuar sqarim mbi sulmin ndaj KFOR-it.

“Duhet ta sqarosh sulmin ndaj KFOR-it në çdo mënyrë që di”, i kishte shkruar ajo.

Piloti i kishte shkruar partneres së tij: “Vërtetë e ke prishur punën mbrëmë”.

Radivojeviq është i akuzuar për lidhje me sulmin terrorist në Banjskë më 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Piloti akuzohet për formën më të rëndë të spiunazhit, që parashikon deri në 10 vjet burg, ndërsa A.M. për një formë më të butë me dënim deri në 5 vjet.

Ata janë vendosur në paraburgim për rrezikun e ndikimit mbi dëshmitarët dhe arratisjes. Çifti ishte takuar në vitin 2016 në Kosovë, kur piloti shërbente në KFOR dhe A.M. punonte për EULEX.

Në mbrojtje të saj, A.M. ka pretenduar se punonte për shërbimin sekret gjerman (BND).

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka shprehur mbështetje për institucionet kroate dhe veprimet e tyre për hetimin e rastit.

Piloti kroat i KFOR-it i dyshuar për spiunazh, Milanoviq: Çdo shkelje e betimit, duhet ndëshkua

Ndërsa Qeveria e Kosovës, përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka hedhur poshtë pretendimet se A.M. ka pasur qasje në informacionet konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit.

“Informacionet konfidenciale mbeten të paprekura, Kosova e gatshme të bashkëpunojë “, Qeveria reagon ndaj pretendimeve për serben e arrestuar në Kroaci

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika