“Dukagjini” & “Pearson prezantojnë tekstet shkollore të gjuhës angleze, një zgjedhje e sigurt për mësimdhënësit dhe nxënësit që duan suksesin

Shtëpia botuese “Dukagjini” është përfaqësuese zyrtare e shtëpisë botuese “Pearson”, për tekstet shkollore të gjuhës angleze.

Tekstet shkollore për gjuhën angleze nga “Dukagjini” dhe “Pearson”, të aprovuara nga MAShTI për përdorim në sistemin arsimor në Republikën e Kosovës, janë dëshmuar për mësimdhënie të suksesshme. Këto tekste përputhen plotësisht me kriteret dhe standardet për tekstet shkollore të MAShTI-t.

Me librat shkollorë nga “Dukagjini” dhe “Pearson”, anglishtja mësohet në mënyrë të kuptueshme, të afërt dhe zbavitëse, çdoherë në përshtatje me nevojat dhe moshën e nxënësve.

Seritë e teksteve shkollore sipas klasave janë:

My Little Island – Niveli parashkollor; Yazoo – për klasat 1, 2 dhe 3; Today – për klasat 4, 5 dhe 6; Wider World – për klasat 7, 8 dhe 9; dhe FOCUS – për klasat 10, 11 dhe 12.

Çdo seri është përgatitur për të qenë mbështetje e plotë për ju, mësimdhënësit, si dhe për të nxitur te nxënësit dashurinë për gjuhën angleze, që nga klasat parafillore e deri në nivelin e mesëm të lartë.

-Paketa e mësimdhënësit përfshin gjithçka që ju nevojitet: Student’s Book, Activity Book dhe Teacher’s Book për çdo mësimdhënës, me të gjitha planet mësimore ditore, mujore dhe vjetore për organizim të qartë dhe të saktë sipas standardeve.

-Për këtë vit, Ditari personal i mësimdhënësit përbën një risi praktike për vlerësimin dhe evidencën individuale të vlerësimit të nxënësve.

– Materiale didaktike dhe vlerësuese: teste të gatshme me çelës, ushtrime kreative, aktivitete në grup, projekte dhe lojëra që gjallërojnë klasën.

– Audio dhe videomateriale bashkëkohore të zhvilluara në bashkëpunim me BBC-në për një përvojë më të pasur dhe tërheqëse të gjuhës.

Pajisja me materiale fizike do të bëhet para fillimit të vitit shkollor 2025/26.

Të gjitha botimet nga shtëpia botuese “Dukagjini” dhe “Pearson” janë të miratuara nga MAShTI.

Shtëpia botuese “Dukagjini” është gjithmonë në kërkim të lehtësimit të metodave për mësimdhënie, por edhe inovacionit, duke sjellë në vazhdimësi risi në Kosovë dhe duke i bërë mësimdhënien dhe mësimnxënien më të dashura si për mësuesit/et, ashtu dhe nxënësit/et.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika