Dy nga ndeshjet e La Ligës për fundjavë

Gjatë fundjavës, do të na përcjellin ndeshje të La Ligës. Të shtunën e 3 shtatorit do të jetë përballja në mes FC Barcelonës me Sevillen, në Andaluzi në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan ndërsa të dielën e 4 shtatorit pritet të jetë ndeshja në mes Espanyol dhe Athletic

Ilustrim

Skuadra e Xavi Hernandez këtë sezon është treguar mjaftë e suksesshme. Aktualisht ata janë në vendin e tretë në tabelë me shtatë pikë nga tre ndeshje.

Nënshkrimi i Robert Lewandowski ka qenë mjaftë i duhur kështu duke realizuar katër gola në dy paraqitje të fundit. Gjithashtu, skuadra katalanase është forcuar ende më shumë edhe më nënshkrimet e mbrojtësve të krahut, Hector Bellerin dhe Marcus Alonso, por fatkeqësisht mbrojtësit nuk do të marrin pjesë gjatë ndeshjes së sotme për shkak të lëndimeve fizike.

Sa i përket Sevillës, ajo vazhdon ende të gjejë një ritëm pasi ka humbur dy nga tre ndeshjet e saj, dhe po qëndron vetëm me një pikë në përpjekjet e saj.

FC Barcelona – Sevilla

Ndeshja e rradhës që do të na përcjellë gjatë të dielës, është ajo në mes Espanyol dhe Athletic.

Trajneri i Espanyolit, Diego Martinez të shtunën e 3 shtatorit mbajti një konferencë për shtyp duke thënë se askush në klub nuk mund të jetë i kënaqur me merkaton.

Ndeshja në mes Espanyol dhe Athleticos do të zhvillohet me 4 shtator. Trajneri i Espanyol ka bërë të ditur se skenari i kësaj ndeshjeje do të jetë më ndryshe.

Trajneri ka folur gjithashtu rreth situatës të Raul de Tomas, ku e bëri të qartë se futbollisti nuk i ka përmbushur kushtet për të qenë më ekipin.

Trajneri ka thënë se ai po angazhohet në mënyrë maksimale për ekipin dhe tifozët.

Athletic – Espanyol

Ndërsa sa i përket ndeshjes mes Athletic, trajneri e cilësoi rivalin si “të rrezikshëm” dhe vuri në pah “intensitetin, talentin dhe cilësinë ”. Përveç kësaj, ai parashikoi se ndeshja do t’i vërë “në shumë vështirësi”.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika