Dy persona gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një lokali, polici iu kundërpërgjigjet me armë zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Leposaviqit, të dielën dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali. Në atë lokal ndodhej edhe një zyrtar policor i cili u është kundërpërgjigjur, duke gjuajtur me armë zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 17:10 të ditës së diel, në komunën e Leposaviqit, dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Brenda lokalit, sipas raportit të policisë, ndodhej edhe një zyrtar policor, i cili u është kundërpërgjigjur atyre, duke gjuajtur me armën e tij zyrtare.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare”, thuhet në njoftim.

Të dy personat e dyshuar, pas këtij veprimi janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Sipas policisë, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti nga Policia e Kosovës, është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika