Dy persona kapen me mbi 2 kg kokainë dhe mbi 13 mijë euro, sulmohet policia

Një shtetas i Kosovës dhe një me shtetësi të huaj janë arrestuar gjatë një kontrolli rutinor në Prishtinë. Tek të dyshuarit u gjetën mbi 2 kilogram kokainë dhe mbi 13 mijë euro para të gatshme. Policia njofton se i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar policët.

“Policia e Kosovës, më saktë Njësia për Reagim të Shpejtë – Prishtinë me datën 21.10.2025 gjatë një pike të rregullt kontrolli në Prishtinë ka ndaluar një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull shtetas i huaj. Njësia e lartcekur policore gjatë zbatimit të autorizimeve të saj, pasi ka kërkuar realizimin e një kontrolli rutinor, i dyshuar mashkull shtetas i huaj ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo si rezultat i reagimit profesional policor i njëjti është ndaluar nga njësia policore. I dyshuari gjatë tërë kohës ka rezistuar në mënyrë agresive duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe tek i njëjti gjatë arrestimit janë gjetur dy paketime të mbështjella të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë pesha e përgjithshme e së cilës arrin rreth 2270.6 gramë (2 kilogramë e 270.6 gramë)” , njofton policia.

“Përveç substancës së dyshuar narkotike pas kontrollit tek të dyshuarit në vendngjarje janë gjetur edhe: para të gatshme 12550 euro, para të gatshme 1000 euro, një telefon mobil. Lidhur me rastin në vendngjarje ka dalë edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë si dhe është njoftuar edhe prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është kryer kontroll edhe tek shtëpia e të dyshuarit shtetas kosovar mirëpo nuk është gjetur diçka e  dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika