Dy raste dhune në familje në Prishtinë dhe Ferizaj, arrestohen të dyshuarit

Foto ilustrim, dhunë seksuale

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur të shtunën mbrëma në Prishtinë dhe Ferizaj, ku në të dyja rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.

Në Prishtinë, më 08.11.2025 rreth orës 21:15, është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Ferizaj, po të njëjtën ditë rreth orës 20:00, policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Edhe në këtë rast, viktima ka marrë tretman mjekësor, dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kompetent.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika