Dy turistë suedezë, nënë e bir, humbasin në Llogora – nisin kërkimet për gjetjen e tyre

Dy turistë suedezë, nënë e bir, janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Sipas informacioneve paraprake, ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut dhe të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.
Autoritetet shqiptare janë njoftuar nga emergjencat greke, pasi turistët kishin dërguar një sinjal ndihme që është kapur në anën greke për shkak të mungesës së mbulimit telefonik në gadishullin e Karaburunit.
Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, policia e Vlorës dhe specialistë të zonave të mbrojtura, të cilat po kërkojnë në disa drejtime për të gjetur turistët.
Sipas burimeve, terreni i vështirë malor, errësira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit. Ndihmë është kërkuar edhe nga banorët e zonës.
Dyshohet se nënë e bir, pasi kanë përshkuar pyjet e Llogorasë, janë ngjitur drejt Karaburunit, ku mund të kenë humbur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së valëve telefonike./Telegrafi

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika