Dy vdekje dhe 615 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 615 qytetarë kanë rezoltuar pozitivë me COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënacve të IKSHPK-së ka njoftuar se të hënën e 18 korrikut nga një mijë e 465 testime, 615 qytetarë kanë rezoltuar me COVID-19 dhe dy persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Nga fillimi i vaksinimit 903 mijë e 721 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

823 mijë e 991 qytetarë janë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa, 103 mijë e 897 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës dhe 540 qytetarë janë vaksinuar me dozën e katërt të vaksinës.

Në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5 mijë e 687.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, si masë preventive kundër përhapjes së virusit, po llogaritet marrja e dozë së katërt të vaksinës antiCovid.

Këtë e ka rekomanduar Ministria e Shëndetësisë dhe e kanë përkrahur edhe profesionistët shëndetësorë, duke e konsideruar se mbyllja nuk është opsion.

Ndërsa, Arben Vishaj, Drejtori i Klinikës Infektive, ka theksuar se situata epidemiologjike nuk është shqetësuese që të shkohet drejt mbylljes.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika