Dy vdekje të dyshimta brenda ditës në Prishtinë dhe Zveçan, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të vdekjeve të dyshuara, që janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë dhe Zveçan.

Sipas raportit ditor të Policisë, në Prishtinë, në rrugën “Harun Aliu”, është gjetur i vdekur një burrë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Një rast tjetër është regjistruar në fshatin Korilë të Zveçanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion dhe hetimet kanë nisur.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika