Dyfishohet numri i shtretërve në Klinikën e Psikiatrisë

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu- Hoxhaj ka vizituar të premten Klinikën e Psikiatrisë. Me ç'rast drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, e ka njoftuar drejtoreshën se është hapur Reparti i ri i sëmundjeve të varësisë dhe është dyfishuar numri i shtretërve, nga 6 në 12 shtretër

Pamje të shtretërve që i janë shtuar Klinikës së Psikiatrisë

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka vizituar të premten Klinikën e Psikiatrisë, në të cilën së fundmi është bërë riorganizimi i reparteve dhe shtimi i kapaciteteve me shtretër.

ShSKUK në një postim në Facebook, ka treguar se drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, e ka njoftuar drejtoreshën se në kuadër të riorganizimit është hapur Reparti i ri i sëmundjeve të varësisë, me ç’rast edhe është dyfishuar numri i shtretërve, nga 6 është rritur në 12 shtretër.

Kutllovci ka shtuar se në kuadër të ish-Repartit të Sëmundjeve të Varësisë, të premten është hapur Reparti i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, pra Reparti i Çrregullimeve Akute-Psikotike, që do të ketë 6 shtretër.

Sipas njoftimit, u.d Arënliu- Hoxhaj e përgëzoi stafin e klinikës për riorganizim. Po ashtu, ka shprehur mbështetjen e ShSKUK-së për zgjerimin dhe avancimin e shërbimeve në Klinikën e Psikiatrisë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika