Dyshimet për “dallavere” për subvencionim të librave – sot konstituohet komisioni hetimor

Sot do të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore. Para se të votohej themelimi i këtij komisioni, deputetët opozitarë dhe ata të partisë në pushtet zhvilluan debat të ashpër lidhur me këtë çështje

Tekste shkollore

Sot, duke filluar nga ora 10:00, do të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore.

“Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, më 4 prill, pas më shumë se tri orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe të mjeteve mësimore për vitin shkollor 2023/2024.

Themelimi i këtij komisioni ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Para se të votohej themelimi i këtij komisioni, deputetët opozitarë dhe ata të partisë në pushtet zhvilluan debat të ashpër lidhur me ketë çështje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, akuzoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për “krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

“Ky skenar është i organizuar. Ka erë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Fillohet- kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4 për qind më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët dhe improvizuat me një vendim që dëmtoi shkollën, fëmijët, nxënësit. Dhe, këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht Ligjin për ndarjet buxhetore”- ka thënë ai.

Të pranishëm në seancën e katër prillit gjatë votimit ishin 82 deputetë, ndërsa në votim kishin marrë pjesë 61 prej tyre.

Nga 61 vota, 57 e mbështeten komisionin hetimor parlamentar dhe katër ishin kundër.

“Kemi kuorum. Kuvendi e themelon Komisionin hetimor parlamentar”- konstatoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Procesi i sivjetmë i pajisjes së nxënësve me tekste shkollore ka hasur në kritika të shumta në shtator të vitit 2023.

Për dallim nga vitet e kaluar, prindërit është dashur që vetë t’i blejnë librat shkollorë për fëmijët e tyre.

Qeveria e Kosovës ka subvencionuar prindërit për blerjen e librave shkollorë, në shumën prej 80 eurosh për fëmijët nga klasa 1-5, për libra dhe mjeteve shkollore, ndërsa nga 30 euro për fëmijët nga klasa 6-9 për blerje të materialeve shkollore.

Për të përfituar nga subvencionimi, prindërit është dashur të aplikojnë përmes platformës e- Kosova.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika