Dyshimet për trukim të ndeshjeve të Superligës, MRKS njofton se kanë nisur hetimet

Një ditë pas ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Superligës së Kosovës, dy prej ekipeve, Prishtina me Trepçën 89 dhe Ferizaji me Dukagjinin, kanë pësuar procedura hetimore nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport.

Këto hetime janë ndërmarrë pas dyshimeve dhe spekulimeve lidhur me disa dyshime rreth ngjarjeve që ndodhën në fushë.

Kështu ka njoftuar zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, e cila ka reaguar ndaj kësaj situate dhe ka bërë një deklaratë për media.

Ajo ka thënë se nuk mund të mbyllen sytë para dyshimeve dhe spekulimeve, por gjithashtu nuk duhet të jemi pre e tyre.

Osmani ka bërë thirrje për autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të vazhdojnë me hetimet në mënyrë të kujdesshme dhe të shpejtë.

Po ashtu, ajo ka shprehur shqetësimin e saj për imazhin e sportit në vend, duke thënë se është e dhimbshme kur ky imazh njolloset me shenja që shkaktojnë dëme të thella dhe të vështira për t’u riparuar në komunitet.

Osmani ka theksuar se sporti duhet të jetë i sportistëve dhe atyre që punojnë për rezultate të mira. Ajo gjithashtu ka shtuar se kalkulimet dhe përfitimet mbi djersën dhe mundin e sportistëve nuk duhet të kenë vend në sportin vendor në asnjë formë dhe asnjë moment.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika