Dyshohej për dhunim në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar personi i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, në Gjilan

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, është arrestuar të mërkurën e 11 tetorit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më tre shtator, në Gjilan, dhe i njëjti në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “dhunim”.

I dyshuari kishte përdorur identitet të rremë.

Viktima femër kosovare me datën 03.09.2023 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke përdorur identitet të rremë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me rastin sot me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika