Dyshohet se u dhunua një grua në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar të enjten në Polici se ishte dhunuar nga një person, i cili sipas njoftimit tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se e ka dhunuar një grua.

I dyshuari, i arrestuar menjëherë pas denoncimit, është dërguar në mbajtje për të vazhduar procedurat ligjore të mëtejshme.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, sipas njoftimit, hetimi për rastin është duke u zhvilluar.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika