Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimeve, të hënën pritet mot me diell e vranësira, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 22 deri në 26 gradë.
Të martën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën me diell dhe vranësira të pakta.
Edhe të enjten dhe të premten moti pritet të mbetet i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.