E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës tregon vështirësitë në jetë pasi e braktisi bashkëshorti

Përveç traumave të reja, ndarja nga bashkëshorti i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës, i shkaktoi edhe vështirësi ekonomike.

Gjatë vazhdimit të rrëfimit të saj në Debat Plus, ajo ka treguar se deri më tani ka jetuar falë një pensioni të ndihmës sociale, i cili thotë se i është ndërprerë.

Ajo aktualisht është në procesin e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, të cilin e përshkruan si jo të lehtë.

“Valla është e vështirë shumë se po të kthen krejt mbrapa. Po tash s’po mundesh as gjumin si gjumë ta bësh kur po i kujton këto gjëra”, ka rrëfyer tutje e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo ka vazhduar rrëfimin duke treguar se si ra në kontakt me organizatën “Medica Gjakova”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave të mbijetuara nga dhuna, dhuna e seksualizuar dhe dhuna në baza gjinore.

“Unë te shkolla e fëmijëve rrisha si vet me një qosh edhe erdhi ajo dhe më pyeti çka ki, thash asgjë, disa herë, tani më tha ti diçka po mban fshehtë. A bisedojmë tha, edhe ja nisa të bisedoj me zonjën ******* edhe tani me drejtoi. Se unë gjithë e vetmuar rrisha, nuk u afrojsha as me shoqe me nejt, as me askënd, veç i dërgoja fëmijët dhe i pritja te shkolla”, përshkruan ajo momentin e takimit të parë me përfaqësuesen e organizatës.

“Më ka ndihmuar mirë se me të e kam çelë zemrën e kam fol me të”, tregon ajo tutje. 

Në fund të rrëfimit, ajo u ka bërë thirrje të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale të mos heshtin, por të flasin për atë që u ka ndodhur.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika