E mbijetuara e dhunës seksuale për Haxhiun: Asnjërës nga viktimave nuk ua zgjati dorën

E mbijetuara e dhunës seksuale e cila po rrëfen historinë e saj në “Debat Plus” ka dhënë një vërejtje për ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Gjersa ka theksuar se pret drejtësi për vete dhe për gratë që lufta i sfidoi njësoj, ajo thotë se një sjellje nga Haxhiu, nuk i ka pëlqyer.

“Pres drejtësi, pres drejtësi edhe e kam një vërejtje për ministren e Drejtësisë shumë të madhe. Se në vitin 2022 kemi qenë në restaurantin ‘Fjala’ këtu në Prishtinë dhe kemi prit çka po na fol, kemi qenë gra nga katër organizata që ndoshta atë kohë kanë qenë gra edhe në moshën 70 vjeçare do që janë ardh që kanë qenë viktima si unë, edhe qysh nuk ia zgjati dorën njanes prej krejt atyre grave…”, ka treguar ajo.

Mes të tjerash, ajo thotë se Haxhiu edhe ishte arsyetuar.

“Asnjë gruaje aty, veç hini me një mendje të madhe tamon thoshe ti është vet Zoti. Edhe na i foli nja 2-3 fjalë edhe tha më vjen keq se unë e kam çikën me temperaturë edhe po më thirrin me shku, na kishim udhëtu prej aty kishte prej Gjilani, prej Mitrovice, kishte me kilometra larg edhe qaq u sjell në mënyrë arrogante me neve thu që kem na fëmijë të kopshtit edhe na duke prit prej saj një drejtësi.”, ka treguar ajo.

Vërejtje e mbijetuara ka treguar edhe për komisionin për viktimat e luftës ani pse vet, nuk ka ndarë përvojë me ta.

“Përvoja me Komisionin, unë s’kam pas por gratë e tjera e edhe Komisioni është një mënyrë arrogante shumë duke u sjell… Shumë, shumë… thu ti që na jemi…nuk e di çka jemi na për ta.”, ka treguar ajo.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika