E mbijetuara: Njëri ishte Zoran Vukotiq – U kap në 2012, u lirua gjashtë muaj pas

E mbijetuara e dhunës seksuale e cila po vazhdon historinë e saj në ‘Debat Plus” ka treguar se njëri nga dhunuesit, ishte fytyrë e njohur për të.

Në “Debat Plus” të TV Dukagjini, ajo ia bëri të ditur edhe emrin.

“Zoran Vukotiq! Po ai ka qenë inspektor i tregut. Na në atë kohë kemi pas shitore, kemi pas butik, në ****** edhe ai vinte aty, vinte na kërcënonte, u dashke me i dhanë pare për kërëcënimet ma herët. Na i merrke 200 marka, 300 marka… është i njëjti, se edhe fliste shqip.”, ka treguar e mbijetuara.

E pyetur nëse është interesuar se ku gjendet Vukotiq sot, ajo thotë se po pret të dijë nga organet.

“Tash unë kam dhanë dëshmi në EULEX. EUEX-i shko qashtu, tash e kanë kalu atë landë te Prokuroria e Kosovës, ata janë tash duke i ba hulumtimet. Në 2012 është kap e ka pas nejt 6 muaj në burg, për shkak të mungesës së Gjykatave ai është liru. 6 muaj ka pas nejt në burg në 2012, e ka zënë EULEX-i por s’kish Gjykatë ku me u mbajt gjykimi edhe u liru. Në pritje të drejtësisë jam veç…”, ka treguar ajo.

E mbijetuara tregon se ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga burri i saj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika