E quajti të “paedukatë” Gërvallen, Peci kritikon Abdixhikun: E ke fyer heroin e Kosovës, o Lumir pishpiriku

Deputeti dhe bashkëkryetari i GUXO-së, Faton Peci, ka reaguar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të këtij të fundit kundër deputetes Donika Gërvalla.

Abdixhiku e kishte quajtur Donika Gërvallën “e paedukatë” gjatë emisionit Debat Plus, duke hedhur poshtë akuzat e saj ndaj LDK-së për mungesë përgjegjësie dhe afërsi me PDK-në.

Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe mungesë të theksuar të inteligjencës

Në një postim në Facebook, Peci e ka cilësuar deklaratën e Abdixhikut si “jo vetëm të pakuptueshme e irrituese, por edhe të tmerrshme”.

“Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare.

A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!

Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari:

Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë:

– familja e fortë e shqiptarit,

– ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut,

– ⁠lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe

– ⁠flijimi i familjes Jashari.

Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm me to: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim.

Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!”, thuhet në reagimin e Pecit.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika