E vetme në Londër si 15 vjeçare, Dua Lipa: Në Londër kishte më shumë mundësi për muzikë

Këngëtarja me renome botërore e me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa ka emocionuar me një rrëfim të bërë së fundmi në emisionin e famshëm britanik “The Graham Norton Show”, ku ka folur për sakrificat e emigracionit që në moshë të vogël me familjen e saj

Këngëtarja me renome botërore e me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa ka emocionuar me një rrëfim të bërë së fundmi në emisionin e famshëm britanik “The Graham Norton Show”, ku ka folur për sakrificat e emigracionit që në moshë të vogël me familjen e saj.

E lindur fillimisht në Londër nga prindër shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan, Dua u largua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2008 kur familja e saj u zhvendos në Prishtinë për të jetuar, pasi Kosova shpalli pavarësine.

Megjithatë, pas disa vitesh, Dua vendosi të kthehej në Britaninë e Madhe në moshën 15-vjeçare për të ndjekur ëndrrat e saj për t’u bërë një yll i muzikës pop, shkruan DailyMail.

Ajo shpjegoi: “U ktheva në Londër nga Kosova vetëm kur isha 15 vjeçe sepse kishte më shumë mundësi në muzikë në Londër. Ishte një kohë e mirë”.

E pyetur se si ndihej duke bërë një lëvizje kaq të madhe në një moshë kaq të re, interpretuesja e hitit “Levitating” zbuloi se pavarësisht mungesës së tyre fizike ajo ndihej jashtëzakonisht e mbështetur nga familja e saj.

“Jam shumë pranë prindërve të mi, të cilët më besuan shumë, ndaj isha sa më mirë. Familja ime më mbështet në të gjitha çmenduritë”, ka treguar Dua.

Dua u kthye në Britaninë e Madhe në vitin 2014, pasi besonte se duhej të shpërngulej nëse donte të depërtonte në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika