Pas një sezoni intensiv si moderator i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka vendosur të kujdeset për pamjen e tij.
Moderatori ka nisur mbjelljen e flokëve në Ozone Hair Clinic, duke ndarë me ndjekësit pamje nga klinika ku shfaqet krejtësisht “tullac” para ndërhyrjes.
Hamiti tregoi se i ka besuar klinikës Ozone Hair për këtë hap, duke theksuar se besimi ka rëndësi për një vendim të tillë.
Ai gjithashtu rrëfeu trukun kozmetik që ka përdorur më parë për të fshehur këtë detaj në ekran, duke shkruar “Boll ma me i mbulu flokët me fiber.”