Edhe Besnik Bislimi nuk përgjigjet

As zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi nuk u përgjigj nëse i kanë numrat për krijimin e  Qeverisë.

Pyetjen e Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online, Bislimi e kaloi në heshtje.

Ndryshe, Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur që të hyjnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në prag të nisjes së konstituimit të Kuvendit.

Kjo parti, që ka fituar zgjedhjet, duhet të propozojë kryetarin e ri të Kuvendit, për të cilin i duhen 61 vota. Ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati i këtij subjekti për këtë post.

Ndërsa, Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Bale, ka konfirmuar për mediat se ka marrë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për të qenë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar.

Bale, kryetare e Unionit Socialdemokrat e bëri këtë konfirmim pak kohë para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit.

Edhe, deputetët e Listës Serbe kanë hyrë në sallën plenare, për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit, ka fituar nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika