Edhe dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vijon në seancë të mbyllur

Gjykimi ndaj tyre po vijon me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Edhe dëshmitari i radhës ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun

Në Dhomat e Specializuara në Hagë të mërkurën po mbahet seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit dhe tre bashkëluftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po akuzohen me krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykimi ndaj tyre po vijon me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Edhe dëshmitari i radhës ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun.

Në këtë proces deri tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të prokurorisë, të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun.

Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Ditë më parë, Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e 20 personave për të marrë pjesë në këtë proces si viktima.

Ata kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku refuzohej kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Pas më shumë se dy vjetësh në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika