Edhe dy vjet me Gjilanin

Klubi i futbollit Gjilani, përmes një njoftimi zyrtar, ka njoftuar se Gjilani ka arritur rinovimin me një nga lojtarët më premtues të skuadrës, Shend Kelmendi, edhe për dy vjet tjera

Shend Kelmendi

Një nga skuadrat kosovare që luan në Europë, Gjilani ka arritur rinovimin me një nga lojtarët më premtues të skuadrës, Shend Kelmendi, edhe për dy vjet tjera.

Në njoftimin zyrtar të klubit, thuhet:

“Sport Club Gjilani dhe futbollisti Shend Kelmendi kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vjet të radhës”.

Shend Kelmendi është një futbollist i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut, dhe nga skuadra nga regjioni i Anamoravës konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga stafi teknik për vazhdimin e marrëveshjes.

Shend Kelmendi

Gjatë sezonit 2021/22, me fanellën e skifterëve, Shend Kelmendi arriti që të gjejë rrugën e rrjetës shtatë herë, dhe ishte vendimtar me asistimet e tij tri herë.

Shendi pritet që të jetë startues në radhët e Gjilanit, duke filluar nga ndeshjet evropiane që skuadra e Zekirja Ramadanit do të zhvillojë në kuadër të fazës kualifikuese për Conference League.

Shend Kelmendi

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika