Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, për herë të 52-të. Edhe pse në seancë ishin të pranishëm ambasadorë të vendeve të QUINT-it, mungesa e konsensusit mes deputetëve ka bërë që seanca të dështojë prapë.
Seanca e radhës është caktuar për t’u mbajtur më 26 korrik, në orën 14:00.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 24 korrik një masë të përkohshme, që ndalon çdo veprim të deputetëve për konstituimin e Kuvendit në periudhën nga 27 korriku deri më 8 gusht.
Kjo do të thotë se seanca e 26 korrikut është përpjekja e fundit para një bllokade formale ligjore.