Edhe nga dy muaj paraburgim për 6 të arrestuarit për falsifikimin e monedhave 2 euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar edhe dy muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve, të akuzuar për falsifikim të monedhës 2-euroshe, pasi dyshohet se ata kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim mbi 42,000 copë të këtyre monedhave të falsifikuara me një vlerë prej 85 mijë eurosh

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit edhe për dy muaj gjashtë të dyshuarve, nën dyshimin e falsifikimit të monedhës  2 euro.

Avokati, Berat Tmava, i cili mbron njërin prej të dyshuarve, ka konfirmuar lajmin për “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria ka theksuar se të pandehurit B.A, Sh.A, A.A, S.R, M.K. dhe H.D, dyshohet se kanë vepruar për përfitim të paligjshëm, duke siguruar para të gatshme të falsifikuara dhe të prodhuara në Maqedoninë e Veriut.

Sipas aktakuzës, ata kanë prodhuar 42,505 copë monedhave metalike me prerje 2-euro, me një vlerë totale prej 85 mijë eurosh.

Gjashtë të dyshuarit u sollën para gjykatës më 30 nëntor dhe u arrestuan për prodhimin dhe vënien në qarkullim të monedhave të falsifikuara.

Operacioni i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kishte çuar në arrestimin e tyre në flagrancë më 29 nëntor 2023.

Në këtë aksion, janë sekuestruar thasë me para në vlerë mbi 85 mijë euro.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika