Edhe një ditë afat për vendimin e Kushtetueses, ekspertët: As zgjedhjet nuk përjashtohen

Pos konstatimit se Kuvendi është konstituuar e nënkryetari mund të zgjidhet në një seancë të radhës dhe përsëritjes së votimit për kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, sipas ekspertëve Gjykata Kushtetuese mund edhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, meqenëse zgjidhjet mungojnë. Në situatën kur të gjithë gishtin e fajit e drejtojnë kah njëri-tjetri, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile shteti po përballet me pasoja të mëdha politike dhe ekonomike

Nga 27 marsi, data kur janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve nacionale, kanë kaluar fiks 6 muaj e dy ditë.

Për shkak të bllokimit të Kuvendit, as nuk kemi Qeveria të re, e as Kuvend funksional.

Masa e përkohshme me të cilën është bllokuar çdo zhvillim, çaktivizohet më 30 shtator. Me të përfundon edhe afati kur Gjykata Kushtetuese duhet t’i japë përgjigje ankesës së Listës Serbe.

Sipas njohësve dhe ekspertëve të së Drejtës Kushtetuese në një situatë të komplikuar, janë disa mundësi.

E para, konstatimi se Kuvendi është i konstituuar dhe se nënkryetari serb duhet të zgjidhet me një seancë të radhës, e dyta që i gjithë procesi të rikthehet në pikën zero vetëm për kandidatin serb i cili nuk i ka votat, dhe e treta zgjidhje, ajo që e kanë përmendur pothuajse të gjitha partitë politike, pas çdo séance në Kuvend.

“…prandaj ndoshta varianti i mundësh mbase ndoshta më i përshtatshëm për të mos e vnu veten në sprovë Gjykata Kushtetuese siç po e vënë këto partitë politike duke e interepretuar secila në qefin e saj vendimin e saj, duke kritikuar dhe komentuar mund të sugjerojë të shkohet në zgjedhje dhe aty s’ka çka, pastaj mund të shkohet, natyrisht në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, ose mund të shkoj drepërdrejt të shkojë në zgjedhjen Kuvendin ose përmes Presidentes”, ka thënë Mazllum Baraliu –  Ish-profesor i së Drejtës Kushtetuese.

Qeveri me kompetenca të kufizuara, mungesë të mbikëqyrjes nga Kuvendi, bllokim të ligjeve, dhe reformave në shumë fusha, e shumë institucione që funksionojnë me ushtrues detyre, këto janë vetëm disa nga pasojat që i kemi si shtet nga bllokada, sipas Vullnet Bugaqkut, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës.

“Përveç kësaj ka edhe pasojë tjetër fakti që kemi një mori marrëveshjesh ndërkombëtare, janë miliona euro që buxhetit të Kosovë i nevojiten mnirëpo për shkak të mungesës së kontituimit të Kuvendit, auto marrëveshje ndërkombëtare nuk po dërgohen në parlament dhe të miratohen, dhe në atë mënyrë që shteti dhe shoqëria jonë t’i gëzojë ato fonde”, ka thënë Vullnet Bugaqku – Instituti Demokratik i Kosovës.

Bugaqku thotë se pasojat janë edhe ekonomike edhe politike, por edhe të natyrës së situatave ku janë minus dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, dhe në rast të dorëheqjes së vetëm njërit prej tyre, do të bllokohej funksionimi i saj.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika