Pas disa paraqitjeve të shpejta dhe impresionuese në pak minuta lojë, Edon Zhegrova ka fituar besimin e trajnerit Luciano Spalletti.
26-vjeçari do të nisë nga minuta e parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Pafosit, e cila zhvillohet në “Allianz Stadium” dhe i takon xhiros së gjashtë të fazës së grupeve.
Zhegrova, që vitin e kaluar luajti për herë të fundit me Lillen më 14 dhjetor ndaj Marseilles, mungoi për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.
Në fund të afatit kalimtar veror iu bashkua Juventusit për 15.5 milionë euro. Me skuadrën e re ka luajtur vetëm rreth 100 minuta në tetë ndeshje, duke përfshirë debutimin në barazimin 4:4 ndaj Dortmundit më 16 shtator.
Formacioni i Juventusit: Di Gregorio, Locatelli, Kelly, Koopmeiners, Kenan Yildiz, Zhegrova, Kalulu, Miretti, McKennie, Cambiaso, David.
Formacioni i Pafosit: Michael, David Luiz, Goldar, Bruno, Orshiq, Luckassen, Shunjiq, Dragomir, Anderson, Correia, Pepe.