Edona Llalloshi tregon se si edhe familjaren e saj e vrau ish- bashkëshorti

Artistja e njohur, Edona Llalloshi, ka promovuar projektin e saj të fundit "Deri kur" në emisionin "Radar" me Edita Dolin. Detaji që ajo shpalosi është se projekti “Deri kur” nuk është i vetmi që ka krijuar për dhunën dhe vrasjen e grave nga partnerët

Edona Llalloshi, Kengetare, RADAR

Artistja e njohur, Edona Llalloshi, me 16 prill ka publikuar këngën e saj më të re muzikore “Deri kur”, projekt i cili është me dedikim të veçantë. Ky projekt muzikor u dedikohet grave të vrara nga bashkëshortët e tyre. Edona Llalloshi në emisionin “Radar” me Edita Dolin ka shpalosur detaje se si ka ardhur ideja e projektit dhe finalizimi i saj, e deri te bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë.

Llalloshi në promovimin e klipit dhe të këngës së saj “Deri kur”, ka shpalosur edhe historinë e vrasjes së grave, e që ajo bashkëndjen me familjarët e grave-viktima të dhunës dhe të vrasjes së tyre.

“Deri kur”, nuk është i vetmi projekt i realizuar nga Edona Llalloshi e që ka dedikim vrasjen e gruas nga partneri i saj.

Artistja ka rrëfyer vrasjen ‘mizore’ të Igballe Llalloshi nga bashkëshorti i saj në vitin 2008, duke treguar që ajo ka lidhje familjare, më saktësisht, ka qenë kushërira e saj dhe kënga “Thuaje me zë” është dedikim për të.

“Unë dhe familja ime Llalloshi ndiejmë në lëkurën e çdo familjari që ka humbur familjarin e vet në këtë formë. Se familja Llalloshi, në vitin 2008 kemi humbur; kushërira ime e parë, Igballe Llalloshi, është vrarë mizorisht nga bashkëshorti i saj. Në vitin 2009 kam ngritur zërin, kam publikuar këngën “Thuaje me zë”. Dhe çdo vrasje që ndodh dhe çdo dhunë  që ushtrohet nga çdo gruaje, femre, familja Llalloshi e përjeton sikurse në 2008″, ka thënë Llalloshi.

Llalloshi ka shtuar se arsyeja kryesore e mosparaqitjes së saj në studiot televizive gjatë këtyre 15 viteve është “trauma e vdekjes mizore, Igballe Llalloshit”.

“Kjo traumë neve na ka përcjellë gjatë gjithë këtyre 15 viteve. Nuk ka ndodhur me shku 4-5 herë në studio. Menzi e kam kënduar prej emocioneve dhe duke kajt se nuk mundsha me këndu, e kam përjetu në shpirt dhe në zemër. E bashkëndiej dhimbjen se e di se si është të jetosh me atë dhimbje. Unë dua të ngris zërin dhe e lus çdo dëgjues, femër, individë që e quan veten njeri, t’i luftojmë këta ‘monstra’, që provojnë çdo lloj shantazhi që u adresojnë vetëm femrave, kërcënimeve”.

“Vrasja nuk është vetëm vrasje, por është vrasje edhe psikologjike dhe forma të ndryshme. Hajde të bëhemi bashkë, se kanë marrë një guxim dhe fuqi aq të madhe saqë po mendojnë që munden me bë çka të dojnë. Ju lus që këta njerëz të dënohen dhe të marrin dënimin maksimal. Fushata fillon që këtu. Unë luftoj këtë formë, nuk di formë tjetër. Ne kemi potencial. Hajde të përdorim kauza të tilla”, tha Llalloshi.

Vrasja e grave, Llalloshi ka potencuar se ka bërë ‘jehonë të madhe’ dhe se duhet të ngremë zërin që të eliminohet kjo dukuri.

“Kjo ka bërë jehonë të madhe dhe se ma seriozisht se kurrë, duhet të ngritemi të gjithë në këmbë. Le t’i lëmë inatet personale, të bëhemi bashkë. Neve na intereson më shumë se kurrë me u bë bashkë, me ngritë zërin bashkarisht. Kemi pasur momente edhe më të vështira. Kam kënduar para luftës, edhe maleve duke kaluar kufirin. Mbi 35 vite karrierë. Nuk kisha menduar që pas 25 vitesh ka me ardhë momenti, edhe kemi me kërku ndihmë në këtë drejtim”, tha ajo.

‘Deri kur..’, Edona Llalloshi me këngë dedikuar grave të vrara nga partnerët e tyre

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika