Ejupi: Qeveria s’duhet të tregojë sa janë humbjet, qytetarit i intereson të ketë rrymë 24/7

Drejtori i INDEP-it, Burim Ejupi për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se duhet të iniciohet një ligj që vjedhja të dënohet më shumë dhe jo vetëm me gjobë sikurse në të kaluarën. Sipas tij, Qeveria nuk ka nevojë të tregojë humbjet por të bëjë një zgjidhje, sepse qytetarit i intereson të ketë rrymë 24/7

Burim Ejupi, drejtor i INDEP-it i ftuar në emisionin "Five"

“ZRrE ka për detyrë të rregullojë tregun e energjisë dhe të monitorojë furnizuesit”, ka thën Burim Ejupi, drejtori i INDEP-it, në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike të paralajmëruara ditëve të fundit.

Sipas tij në tregun e energjisë elektrike, rregullat e lojës janë të caktuara pas i që ZRrE-ja është refer.

Ejupi në emisionin “Five“, për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë masë.

Sipas tij, Qeveria ka mundur të inicojë ligjin për energji, në mënyrë që ata që vjedhin rrymën të dënohet nga 5 deri në 10 vjet.

“Qeveria nuk ka nevojë të tregojë sa janë humbjet, qytetarit i intereson të ketë rrymë 24/7”, ka thënë Ejupi.

Sipas Ejupit, qytetarit nuk i intereson sa vjedhet rryma por i intereson të ketë zgjidhje dhe politika mbështetëse.

Ai ka thënë se vjedhja e rrymës në të kaluarën është dënuar vetëm me gjobë dhe me kusht, prandaj edhe ka pasur vjedhje të rrymës.

Sipas Ejupit, nëse do kishte dënime efikase, atëherë do kishte edhe minimizim të vjedhjes.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika