Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur N.O

Me anë të një postimi në Facebook, FSK-ja ka njoftuar se trupi i të ndjerit me inicialet N.O është gjetur në afërsi të lumit Llap, në fshatin Lupq të Poshtëm të Podujevës

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë gjetur trupin e pajetë të personit të zhdukur, N.O.

Me anë të një postimi në Facebook, FSK-ja ka njoftuar se trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të lumit Llap, në fshatin Lupq të Poshtëm të Podujevës.

“Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen  një numër i madh i vullnetarëve. Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin  Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika